Kryeministri Kurti arrin në Kuvend, s’përgjigjet ende nëse i ka votat

Kryeministri Kurti ka mbërritur në Kuvend për seancën konstituive, mirëpo nuk është përgjigjur nëse i ka votat.

Deputetët tashmë po arrijnë në Kuvendin e Kosovës, siç shihet në këto pamje të Agjencisë së lajmeve Ekonomia Online.

Seanca konstituive e këtij institucioni është caktuar të fillojë prej orës 10.00

Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë , Partia Demokratike e Kosovës 24 deputetë, Lidhja Demokratike 20 deputetë dhe koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share