Shkurtohen subvencionet për bujqësinë, fermerët gjermanë bllokojnë rrugët me traktorë

Shumë akse rrugore të bllokuara, pritet që protestave t’u bashkohen edhe sektorë të tjerë

Fermerët gjermanë nisën një protestë mbarëkombëtare si përgjigje e planeve të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të shkurtuar subvencionet. Ata bllokuan akset kryesore me traktorët  dhe kamionët e tyre, disa prej tyre mbanin edhe pankarta me thirrje të ndryshme.

Protestave pritet t’u bashkohen edhe sektorë të tjerë, si shoqatat e peshkimit dhe disa shoqata të hoteleve dhe restoranteve. Ka dhe paralajmërime që protestave t’u bashkangjiten edhe shoferët e kamionëve e madje edhe punonjësit në hekurudha.

Një reagim i ashpër nga fermerët javën e kaluar nxiti koalicionin e kancelarit Olaf Scholz, për të bërë ndryshime të papritura në buxhetin e 2024, duke shkurtuar subvencionet për bujqësinë.

 “Ne si fermerë na është dashur të durojmë shumë shkurtime të subvencioneve të të gjitha llojeve në vitet e fundit, na janë dorëzuar urdhra dhe rregullore dhe shkurtimi i paralajmëruar për naftën ishte një pikë kthese. Më në fund, pakënaqësia e përgjithshme kulmoi me këtë protestë. Po dëgjojmë shumë njerëz që e mbështesin këtë protestë, qofshin zejtarë dhe kompani.”

Subvencionet për naftën për fermerët do të ulen  me 40% këtë vit, me 30% në 2025 dhe  pritet  të zerohen nga viti 2026.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share