Shkupjani Besir Iseni i bashkohet Tiranës Kampione!

Shkupjani  22 vjeçar  Besir Iseni nga rradhët e Struga Trim Lum do të transferohet te  kampionët e Shqipërisë “bardheblutë”, thonë burime të  “infOSport.mk”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Iseni me skuadërën  Struga Trim Lum  edicionin e kaluar luajti edhe në garat e Ligës së Konferencës, duke shënuar madje që në ndeshjen debutuese ndaj FK Liepaja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për shërbimet e mbrojtësit nga Shkupi, interes nga Superliga shqiptare kishte shfaqur edhe Laçi, Gjilani nga Superliga e Kosovës ndërsa i jejti ishte kontaktuar gjithashtu edhe nga drejtori sportiv i FC Shkupit.

Për 22-vjeçarin Iseni, Tirana do të jetë aventura e tij e parë jashtë vendlindjes, pasi i njëjti si profesionist kishte veshur edhe fanellën e Vëllazërimit të Kërçovës, nga e cila skuadër shkurtin e vitit 2021 ishte transferuar te Struga Trim Lum, për të cilën skuadër në total ka regjistruar 18 ndeshje dhe 1 gol.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share