Shkupi sanon dëmet – Paralajmërohet mot i paqëndrueshëm!

MOTI I LIG NË SHKUP

Sanohen dëmet nga stuhia e mbrëmshme që goditi disa pjesë të Shkupit dhe shkaktoi më shumë dëme – drunj të rënë, automobila të dëmtuara, çati, shtëpi të vërshuara…

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, raportohet se kanë rënë 35 drunj, 15 shtylla, 21 çati, 10 shtëpi të përmbytura dhe dy automjete të dëmtuara.

Stuhia e një ditë më parë shkaktoi dëme në disa lagje të kryeqytetit.

Në disa komuna, shtëpitë dhe rrugët janë përmbytur, ndërsa ka pasur edhe pemë dhe shtylla të rrëzuara. Në disa zona rrjeti për furnizim me energji elektrike u dëmtua dhe si pasojë mbeten pa energji elektrike disa lagje të kryeqytetit si: Aerodrom, Novo Lisiçe, Gazi Babë.

Nga EVN informuan se ekipet e tyre kanë punuar gjatë tërë natës për të sanuar dëmet dhe pas më shumë se 15 orësh në lagjet në fjalë nisi furnizimin i rregullt me energji elektrike.

“Ekipet e “EVN Maqedoni” gjatë gjithë natës kanë riparuar mosfunksionimin e ndodhur pas stuhisë së djeshme të shkurtër. Shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike janë bërë dy linja të transmetimit 110 kilovolt, të cilat furnizojnë nënstacionet “Aerodrom” dhe “Lindje”,” thanë nga EVN-ja.

Por, shiut i janë gëzuar nga Qendra për Menxahim me Kriza, të cilët tashmë disa ditë janë në terren duke u përballur me zjarret që kapluan vendin.

“Gjatë natës së kaluar ishin 22 zjarre aktive në pyje. Prej tyre aktiv janë 13 zjarre, janë fikur 9, ndërsa janë lokalizuar 6. Në këtë moment fokusi ynë është në Malin Sertë që është djegur tashmë disa ditë. Në anën negotinase, në fshatin Kaslanjevë, nuk vërejmë djegie, por përsëri bëhen kontrolle në vendngjarje. Kemi një helicopter të policisë dhe një avion të ushqtrisë që bëjnë kontrolle në gjithë malin. Ekziston rreziku që në këto vende zjarret të riaktivizohen për shkak të temperatrurave të larta”, tha Angelov.

Pavarësisht temperaturave deri në 40 gradë Celsius, metereologët për sot pasdite thonë se vendi do të jetë nën ndikimin e një moti të paqëndrueshëm vende – vende me procese intensive në formë të motit të lig.

“Dita e sotme do të vazhdojë të jetë shumë e ngrohtë dhe niveli i portokallisë do të jetë aktiv për rrezikun nga temperaturat e larta. Pasdite dhe në mbrëmje moti në vend do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër”, thanë nga Enti Hifrometerologjik.

Sipas metereologëve nga mesi I javës së ardhshme, pritet freskimi i shumëpritur I motit me rënie drastike të temperaturave ditore./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share