Me takimin e paraditës së Ministrave të Jashtëm dhe Samitin e Shefave të Shteteve dhe Qeverive, pasdite në Shkup, Maqedonia e Veriut rrumbullakson kryesimin njëvjeçar me Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore – PBEJL.
Qendra e Shkupit që nga mëngjesi ka qenë i bllokuar për trafikun për shkak të mbërritjes së përfaqësueve të 13 vendeve pjesëmarrëse të procesit.
Shumica e delegacioneve nuk do të udhëhiqen nga Presidentët dhe Kryeministrat, por nga diplomatë dhe funksionarë shtetëror.
Samiti në Shkup mbahet në vigjilje të formimit të Qeverisë së re të RMV-së pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në rolin e kryesuesit hapi seancën plenare të takimit ministror duke falënderuar për bashkëpunimin me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, që është trup ekzekutiv i PBEJL-së.
“Gjatë periudhës së kaluar janë arritur rezultate të rëndësishme në shumë fusha të bashkëpunimit rajonal. Por, duhet të dyfishohen përpjekjet që të arrihet synimi – të 13 vendet e procesit të jenë anëtare fuqiplotë të BE-së. Zgjerimi I BE-së është një nga projektet më të suksesshme të kontinentit evropian që sjell vlerë të pazëvendësueshme në ndërtimin e shoqërive rezistuese dhe mbërritjes së prosperitetit ekonomik” – tha Osmani.
Pas takimit ministror, mbahet edhe Samiti i Shefave të Shteteve dhe Qeverive të PBEJL-së, ku nikoqire do të jetë Presidentja Gordana Siljanovska.
Sipas paralajmërimeve, praninë e kanë konfirmuar Presidentët e Malit të Zi dhe Shqipërisë, Jakov Milatoviq dhe Bajram Begaj.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën treshe – Mali I Zi si kryesues I mëprashëm kurse Shqipëria si i ardhshëm me PBEJL-në.
Delegacionin e Greqisë do ta udhëheq shefi I diplomacisë, Jorgos Gerapetritis. Do të jetë kjo vizita e parë e një funksionari të lartë grek pas tensioneve Shkup – Athinë, që nisën me mospërdorimin e emrit kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentes Siljanovska.
Krahas RMV-së dhe Greqisë, pjesë e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore janë edhe Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, B e H, Bullgaria, Kroacia, Moldavia, Sllovenia, Rumania dhe Turqia.
Krahas zyrtarëve të lartë në Shkup, pjesë e delegacioneve të Samitit, do të jenë Ministrat e Jashtëm të Serbisë – Marko Gjuriq, të Turqisë – Hakan Fidan, Zv/Ministri i Jashtëm i Bullgarisë – Ivan Kondov, sekretarët shtetëror të MPJ së së Moldavisë – Sergej Mihov dhe të Rumanisë – Daniela Gitman si dhe Ambasadorët e Sllovenisë – Gregor Presker dhe të Kroacisë – Nives Tiganj.
Pjesëmarrës të Samitit do të ketë edhe nga BE-ja – Zv/Drejtori në Shërbimin evropian për punë të jashtme të BE-së, Marko Kakovec dhe përfaqësuesja e Komisionit Evropian – Ana Veziroglu.
PBEJL-ja si forum për bashkëpunim rajonal është themeluar më 1996 dhe përfshin të gjitha vendet e Evropës Juglindore.
Qëllimet kryesore janë avancimi i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë, nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimi I bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe së drejtës.