NDOTJA E AJRIT
Sot në mëngjes, Shkupi u regjistrua si qyteti më I ndotur në Evropë, sipas të dhënave të platformës zvicerane për matjen e cilësisë së ajrit IQAir. Sipas analizave, Shkupi u gjet në vendin e 9-të në listën botërore të qytetve më të ndotura, si vendi I vetëm në rajon.
Në mëngjes në Shkup ishte matura prania e 82 mikrogram në metër kub të grimcave PM2.5, që sipas analizës së IQAir, është për 16.4 herë mbi kufirin e lejuar të konstatuar nga OBSH-ja.
I artë është edhe niveli i grimcave PM10, që sipas matjeve, është 123.2 mikrogram në metër kub.
Sipas ekspertëve, vlerat e larta të ndotjes kanë efekte serioze ndaj shëndetit të njerëzve, vecanërisht në muajt e dimrit kur amvisëritë ngrohin shtëpitë e tyre.
Shkupjanët përmes një marshi të protestës kërkuan masa kundër ndotjes së ajrit. Paka para Vitit të Ri, nga nisma “Qyteti I gjelbër human” adresuan katër kërkesa për organet kompetente. /tvklan.mk/