Kandidati për president, Manaskov kërkon ndërprerjen e procedurës për mbledhjen e nënshkrimeve…

Kreu aktual i shtetit, Stevo Pendarovski, ka bërë një njoftim pasdite sot duke bërë të ditur se ka mbledhur më shumë se 10 mijë nënshkrime nga qytetarët për kandidaturën e tij për mandatin e dytë presidencial, duke kaluar kufirin e nevojshëm për të qenë në garë për këtë post.

Në anën tjetër, kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, gjithashtu ka arritur të mbledhë numrin e duhur të nënshkrimeve për kandidaturën e saj.

Ndërsa kandidati i pavarur për president, Gjorgji Manaskov, ka kërkuar ndërprerjen e procedurës për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve, duke denoncuar parregullsi nga ana e njësive rajonale të KSHZ-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share