Shkupi mbledh partitë simotra të partisë së socialistëve Evropian

SOCIALDEMORATËT E RAJONIT NË SHKUP

LSDM-ja ka qenë nikoqire e takimit rajonal me Partinë e Socialistëve Evropian – PES.

Takimi i udhëheqësive të partive socialdemokrate të rajonit, dërgon një mesazh të fuqishëm për angazhimin tonë të përbashkët për process të përshpejtuar të eurointegrimeve që do të sigurojë standard evropian të jetës – kanë thënë nga LSDM-ja.

Në këtë takim rajonal, sic njoftojnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë pjesë edhe Kryeministri I Kosovës Albin Kurti.

“Çështje qendrore e diskutimeve ishte jetësimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian marrë parasysh realitetet e reja gjeopolitike, avancimi i agjendës socialdemokratike në Ballkanin Perëndimor dhe mobilizimi kundër rrezikut prej frymës në rritje të ekstremit të djathtë në Evropë” – thonë nga LVV.

Në këtë takim rajonal të partive simotra socialdemokrate ka marrë pjesë edhe Kryetari I Partisë Socialdemokrate gjermane, Lars Klingbeil.

Në Shkup është mbajtur edhe një panel diskutimi me temë “Politikat progresive – përgjigje të sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor” në organizim të Fonadacionit Fridrih Ebert.

Në këtë panel, sic njoftohet, kanë marrë pjesë lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë, Dragana Rakiq, lideri i opozitës serbe, Dragan Gjilas, përfaqësues të socialdemokratëve të Malit të Zi, përfaqësuesi I LVV-së, Hajrulla Çeku, Sekretari I Përgjithshëm I Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi dhe përfaqësues të socialdemokratëve nga Bosnja e Hercegovina. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share