Shkupi, kampion i ndotjes në Evropë! Qytetarët dhe ambientalistët kërkojnë masa konkrete

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Shkupi edhe sot renditet në vendin e gjashtë në botë dhe I pari në Evropë, një situatë që përseritet çdo dimër. Sipas qytetarëve të Shkupit, ndotja e ajrit ka arritur nivele alarmante, por ato nuk po shohin ndryshime të dukshme edhe pse politikanët vazhdimisht premtojnë masa. Qytetarët presin veprime konkrete nga qeveria  kurse disa ironizojnë duke thonë se të paktën jemi të parët në diçka, por që kjo “diçka” është në të vërtetë një shqetësim i madh për shëndetin e qytetarëve.

Anketa me qytetarët

“Po, ndihet së ajri është I ndotur, shpresoj që se do të ndërmeret dicka që ndotja të ulet. Sipas meje, më shum që ndotin janë numri I veturave të shtuar, që cdo ditë po rritet. Nuk ka familje që nuk ka 2 vetura dhe ato e ndotin ajrin më së shumti.”

“Është I ndotur.”

“Çfarë  të mendoj, po shihet. Është ndër të parat çdo ditë në botë. Dhe në Evropë, kampionë, të parët. Të paktën ne jemi të parët në diçka.”

Për ambientalistin Afrim Osmani, situata është kritike. Osmani sugjeron që të nd ihen praktikat e vendeve të tjera si Bullgaria,

Ajo që unë kisha sugjeruar , ja, të fillojmë nga komunat, p.sh. të ndjekim një Bullgari fqinje e cila që nga viti 2018 futi përgjegjësin penale për kryetarët e komunave në të cilat komuna do të vërehen nivelet e larta e ndotjes së ajrit. Me gjobitje por edhe me sankcionime tjera. Edhe shumë raste dhe shembuj të tjerë duke I ndjekur praktikat dhe provojat e mira nga anemban botës, qoftë ajo e Parisit, qoftë ajo e Gjermanisë, qoftë ajo e Victoria Gastece, kryeqendra baskia dhe se cka ka ndërmar që sadopak ta ulin nivelin e ndotjes. Tek ne fatkeqësisht nuk e shohim”,  thotë ambilentalisti Afrim Osmani.

Gazifikimin, që Osmani e sheh si një masë të rëndësishme, por që për momentin nuk ka zhvillim të dukshëm në këtë drejtim.

“Po, padyshim gazsifikimi do të ishtë një nga masat ndoshta më gllomaze, një nga masat që do të luante rol në uljen e ndotjes së ajrit, mirpo nga gazifikimi nuk e shohim as G e jo më dmth dicka konkrete”, thotë ambilentalisti Afrim Osmani.

Ai gjithashtu përmend shembuj të vendeve të tjera, si Serbia dhe Franca, të cilat kanë implementuar masa si transporti publik falas për të ulur ndotjen. Sipas tij, ky është një hap që duhet të ndjekim dhe që do të ndihmonte në përmirësimin e situatës së ajrit të ndotur. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share