Kurtishi: Ndryshimet në Kodin Penal stimulojnë krimin dhe korrupsionin

“NDRYSHIMET LIGJORE SI KUSHT PËR SIGURIMIN E SHUMICËS PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE”

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal, me të cilat parashihet ulje të dënimit për veprat penale që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, inkurajon dhe stimulon krimin dhe korrupsionit, deklaroi juristi Emir Kurtishi për Klan M. Sipas tij, me të këto dispozita ligjore favorizohen dukshëm funksionarët shtetërore që kryejnë vepra penale, e nga ana tjetër qytetarët për vepra shumë më të lehta penale, marrin dënime më të mëdha. Kurtishi vlerëson se këto ndryshime, jo rastësisht ndodhin në një periudhë kur vendi duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese.

“Nëse e parashtrojmë pyetjen se, pse ndodhën këto ndryshimet bash në këtë moment, përgjigjja do të ishte se, është më se normale që të ndodhin, duke pasur parasysh se, pushteti po përballet me mungesën e shumicës për t’i realizuar këto ndryshime kushtetuese, por edhe disa ngjarje të tjera të cilat do të jenë si kërkesë e faktorit ndërkombëtar dhe BE-së për integrimin e RMV-së. Republika e Maqedonisë së Veriut e ka krijuar këtë praktikë unike demokratike. Pra, ligjet që janë në interesin e tyre i sjellin me shpejtësinë e dritës, ndërsa kur duhet të ekzekutohen apo zbatohen, ato realizohen me shpejtësinë e kërmillit”, theksoi Emir Kurtishi, jurist.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kurtishi më tej shtoi se, me këtë po nëpërkëmbët dinjiteti i qytetarëve, përkatësisht elektoratit, ndërsa kjo do të ketë ndikim shumë negativ edhe ndaj gjithë sistemit gjyqësor.

“Negativisht do të lë një impakt edhe në gjyqësor, shkaku se e dimë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka një praktikë të dënimit të këtyre funksionarëve, të cilët edhe tani janë akuzuar për korrupsion dhe për krime të ndryshme, do të thotë janë raste të rralla të cilat kanë marrë epilog gjyqësor. Edhe me këtë, me uljen e pragut të dënimit, automatikisht ulet edhe parashkrimi i veprës penale, pra vjetërsimi i veprës penale. Që do të thotë, nëse dikush akuzohet, qëllimisht mund të zvarritet edhe procedura, mund të parashkruhet edhe vepra penale dhe këta funksionarë mund të ngelen të padënuar”, tha Emir Kurtishi.

Ndryshimet në Kodin Penal, që u sollën me flamur evropian, përfshin 38 nene. Ndryshimet në nenin 353 ka të bëjë me krimin e funksionarëve. Paragrafi 3 i këtij neni që ka të bëjë me veprën penale keqpërdorim i detyrës dhe kompetencave zyrtare, dënimi më i vogël ka qenë më së paku tre vite, ndërsa me ndryshimet e reja dënimi është ulur nga 1 deri në 5 vite burg.

Ndërsa paragrafi 5 i cili parashihte dënime prej më së paku 5 vite për keqpërdorim të detyrës gjatë furnizimeve publike apo për dëmtim të buxhetit të shtetit, është fshirë dhe nuk ekziston më./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share