Shkupi buzë “kolapsit” – Viti i ri shkollor nis me transport të reduktuar publik!

Borxhi milionësh i Ndërmarrjes Publike do ta reduktojë transportin publik nëpër rrugët e Shkupit. Në fillim të vitit të ri shkollor autobusët privat nuk do të qarkullojnë me kapacitet të plotë. Paralajmërojë se do të ketë vetëm një linjë në mëngjes. Derisa vazhdojnë përplasjet midis pushtetit lokal dhe qendror pasojat I vuajnë qytetarët.

Të hënën nëpër rrugët e Shkupit do të ketë 150 autobusë më pak. Transportuesit privat kanë vendosur që të lëshojnë në qarkullim më pak autobusë. Reagimi i tyre vjen, sic thonë, për shkak se Ndërmarrja Publike e Transportit nuk ua ka paguar borxhin.

Derisa transporti publik në Shkup gjendet para kolapsit, nuk kanë të ndalur tensionet dhe përplasjet midis pushtetit lokal dhe atij qendror.

Pas letrës së hapur të Kryebashkiakes së Shkupit, Danela Arsovska, për Kryeministrin Mickoski, ku kërkoi ndihmë për të paguar borxhet ndaj ndërmarrjeve, por edhe mjete për autobusë të rinj, nga Qeveria me përgjigje se Arsovska ende nuk ka një plan për zgjidhje të problemit.

QEVERIA

“Para se Arsovska të ofrojë se paratë për autobusët e rinj do të vendos në një llogari të veçantë, fillimisht le t`i paguajë këstet për autobusët që i bleu Shilegovi, që të mos i paguajë Qeveria sikurse deri tani. Arsovska duhet t`i shlyejë borxhet ndaj transportuesve privat. Premtoi se do të dorëzojë një plan për zgjidhje të problemeve, kurse plan nuk ka”

Nuk ka munguar kundër reagimi i Qytetit të Shkupit.

QYTETI I SHKUPIT

“Ofruam zgjidhje konkrete që nëse pranoheshin nga Mickoski do të dëshmonin se me të vërtetë kujdeset për Shkupin dhe shkupjanët. Fatkeqësisht, sërish vendosën të gënjejnë se kësti i kredisë për blerjen e autobusëve është paguar javën e kaluar. Nga llogaria e Qytetit të Shkupit janë transferuar mjete në Ministrinë për Financa. Gënjeshtra e dytë është se nuk do të vozisin transportuesit privat. Nga tri pakotë me të cilët operojnë transportuesit privat, nuk do të vozisin vetëm ato autobusë, përfaqësues të të cilëve janë politikisht të motivuar nga VMRO-DPMNE-ja që të shkaktojnë kaos për shkupjanët, për të cilët Qyteti i Shkupit ka nis procedurë për kompensim të dëmit”

Më 29 gusht Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk votoi për projektin për furnizimin me autobusë të rinj dhe për realizimin e Transportit të Shpejtë të Autobusëve. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kundërshtuan këtë propozim me arsyetimin se propozimi I Arsovskës nuk përmban shumën e saktë të harxhimeve për autobusë të rinj.

Kryebashkiakja u ofroi që vet ta përcaktojnë shumën, kurse Kryeministrit Mickoski I dërgoi një letër të hapur ku bëri thirrje që Qeveria ta zbatojë furnizimin me autobusë të rinj duke shprehur gatishmëri që Qyteti I Shkupit të transferojë mjete në llogari.

Ndryshe, propozimi për blerjen e autobusëve të rinj, tashmë një periudhë të gjatë gjendet para këshilltarëve të Qytetit të Shkupit dhe deri tani 20 herë ka qenë në rend dite por nuk mund të votohet kryesisht për shkak të vërejtjeve të VMRO-DPMNE-së.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share