Shkup, promovohet Partia Demokratike Evropiane

Arianit Hoxha: Sfida e parë e PDE-së janë ndryshimet kushtetuese

Partia Demokratike Evropiane quhet subjekti i ri politik i nisur nga Arjanit Hoxha, ish zëvendëskryetar i Lëvizjes Besa. Në Kuvendin themelues të mbajtur në Shkup kjo parti zgjodhi organet drejtuese të saj, derisa për kryetar vendosi Arjanit Hoxhën.

“Është një nismë e re, një faqe e re në vepritmarinë poltike të të gjithë bashkëmendimtarëve që në këto vite kemi vepruar bashkarisht. Besoj që kjo fryma e re e cila do të refelkton nga politika që do të buron nga PDE do jetë një sinjal dhe një model I ri I politkës edhe pse në kohën e tanishme mund të duket absurd por në të ardhmen me veprimet politike sukseset do ta vërtetojnë si gjënë më të duhur dhe më afatgjate”, u shpreh Arjanit Hoxha, kryetar i PDE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshimet kushtetuese paraqesin sfidë edhe për këtë parti të re.

“Sfidë para nesh është sigurisht ndryshimet kushtuetese të cilat ne do të duam të kalojnë shkaku se e hapin derën për intergrim në BE. Në rast të skenarit të mos miratimit të ndryshimeve kushtetuese shteti hynë në një rezikshmëri të humbjes së një procesi shumëvjeçar që është ndërtuar me shumë mund”, tha Hoxha.

PDE do të përfaqësohet edhe në Kuvend deputetin Bastri Bajrami./KlanMacedonia

https://youtu.be/JRlhRhgRPE8

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share