112 VJETORI I LINDJES SË NËNË TEREZËS DHE 25 VITE NGA VDEKJA E SAJ
Nëna Terezë e kishte ndezur një llambë dhe “Drita e Gonxhes” nuk shuhet asnjëherë. Kështu filloi manifestimi I organizuar nga ITSHKSH-ja me rastin e shënimit të 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorin nga vdekja e saj.
Ceremonia filloi duke vendosur lule të freskëta mbi pllakën përkujtimore të Nënës Terezës, në vendlindjen e saj, në Shkup. Manifestimi kulturorshkencor “Drita e Gonxhes”, sivjet ia fillon si edicion i veçantë I organizuar nga ITSHKSH-ja, raporton Klan M.
“Të merresh me jetën dhe veprën e Nënës Terezes, nuk është një punë thjeshtë rutinore, por është më tepër ballafaqim me të panjohurat që dalin gjatë depërtimit në botën e saj komplekse e shumëdimensionale. Sepse Nënë Tereza nuk ishte vetëm një bëmirëse,siç perceptohet gabimisht në një pjesë të opinionit publik, por ajo parasëgjithash ishte patentuese e një sistemi të veçantë të sjelljes dhe qasjes ndaj çështjeve të mprehta shpirtërore që askush tjetër nuk i trajtonte dhe nuk i njihte më mirë se ajo” – tha Skender Asani.
Nuk është e rëndësishme sa është një popull i madh, por çfarë vlera të mëdha kultivon, tha gjatë manifestimit zv kryeministri I parë Artan Grubi.
Një komb nuk cmohet për nga sasia e njerëzve, e personaliteteve të mëdha që I ka në gjirin e vet, por cmohet nga mënyra se si I trajton ato dhe se si I kujton dhe ne e përkujtojmë Gonxhen në mënyrën më të bukur të mundshme, në vendlindjen e saj” – deklaroi Artan Grubi.
Ky manifestim organizohet me rastin e 112-vjetorit të lindjes dhe 25-vjetorit të vdekjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë. Botimi “Drita e Gonxhes”, që i dedikohet pikërisht figurës së Nënës Terezës, do të jetë një botim i përvitshëm. /KlanMacedonia/