Shkup: Marsh proteste – “Të gjithë për Palestinën”!

Sot, nga skulptura “Simfonia e paqës” e deri në Qeverinë e RMV-së u mbajt marshi protestue për solidaritet me popullin e Palestinës dhe Libanit.

Qytetarët që dolën në këtë marsh nga autoritetet e vendit kërkuan që RMV-ja të kyçet në bashkësinë ndërkombëtare që angazhohet për t`I dhënë fund dhunës dhe sulmeve në Palesinë por edhe ta njohin shtetin palestinez.

Nga nisma “Të gjithë për Palestinën” thonë se data dhe vendi ku nisi marshi protestues nuk janë të rastit.

“Skulptura “Simfonia e Paqës” I kushtohet holokaustit nga Lufta e Dytë Botërore. Qëllimi është që të potencojmë se holokausti nuk duhet të përsëritet. Protesta jo rastësisht është caktuar për pas 29 nëntorit – Ditës së Republikës së ish-Jugosllavisë. Sot nga vendet trashëgimtare të Jugosllavisë, vetëm tri shtete nuk e njohin Palestinën, RMV-ja, Kosova dhe Kroacia” – thanë organizatorët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share