Shkup, Marsh për të drejtat e grave me sloganin “Vija e kuqe: Nuk negociohet për të drejtat e grave!”

Me sloganin “Vija e kuqe: Nuk negociohet për të drejtat e grave!”, në Ditën Ndërkombëtare për Luftën Ekonomike, Politike dhe Sociale për Barazi të Grave – 8 Mars, u mbajt Marshi për të Drejtat e Grave i cili nisi nga “Skënderbeu”. Marshi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe përfundoi në parkun “Gruaja luftëtare”, me porosi deri tek institucionet. Nga Platforma për Barazi Gjinore thonë se për të tetin vit radhazi po marshojnë për të kujtuar se të drejtat e grave janë të rëndësishme, çdo ditë, në çdo segment të jetës./Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share