Shkup, largime nga puna në ndërmarjen ”Ujësjellësi dhe Kanalizim”

KLS: ARSOVSKA TË MOS HAKMERRET TE ATA QË PUNOJNË ME UJËRA TË ZEZA

Rreth 100 punëtor me kontrata në vepër në ndërmajren publike “Ujësjellësi dhe Kanalizim” do të mbesin në rrugë. Vendimi për mos vazhdimin e kontratave të tyre erdhi pas akuzave që drejtoi ndaj tyre kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska se të njejtit janë persona partiak që nuk kanë shkojnë në punë. E ndaj punëtorëve të larguar tashmë nga puna doli në mbsëthetje Konfederata e Sindikatave të Lira. Kërkuan takim me Arsovskën, sepse, në të kundërtën, siç thonë, do të ndërmarin veprime radikale në shenjë proteste, raporton Klan M.

“Politikanët duhet të ndalen me këtë praktikë dhe pakënaqësinë, revoltën dhe mllefin e tyre ta mos shfryjnë mbi të punësuarit. Paramendoni çfarë situate kemi tani, ja disa prej tyre janë prapa. Çfarë atmosfere mbizotëron në familjet e tyre. Punojnë tashmë 6 muaj, një pjesë prej tyre kanë marrë edhe kredi, mos dashtë Zoti të kenë marrë kredi të shpejta sepse ato janë vjedhje, paramendoni kur një prind kthehet në shtëpi dhe u thotë fëmijëve: Unë nuk punoj më. E pse nuk punon? Sepse kryetarja një mëngjes u zgjua nervoze, nuk kishte mbi kë dhe mllefin e saj ka shfryrë mbi punëtorët” –  deklaroi Marjan Risteski.

Edhe nga VMRO DPMNE I bën thirrje Arsovksës që të ndal revanshizmin ndaj punëtorëve të pafajshëm.

”Kryetarja e qytetit po merr edhe një veprim të pamatur dhe të shpejtuar. Kryetarja ka njoftuar ndërprejre të kontratave për punë të rreth 100 të punësuavre në N.P Ujësjellësi. Në prag të krizës më të madhe të paralajmëruar nga puna planifikohet të largohen 100 në puntëtor, pa njoftim se ku gabuan këto njerëz” – deklaroi Stefan Andonovski.

Kryetarja e Qyteitt të Shkupit, Danella Arsovska edhe gjatë paraqitjes së sotme në media u shpreh se vendimi për largim nga puna të këtyre punëtorve është për shkak të mos shkuarjes në punë. Akuzoi se janë militant partiak që ishin punësuar nga drejtori I shkarkuar, Perinski. Ndërkohë në qytetin e Shkupit kanë vazhduar edhe sot dorëheqejet. Gjatë ditës së sotme edhe tri ndërmarrje të tjera publike të Shkupit mbetën pa drejtor. Dorëheqje dorëzuan drejtorët e “NTP Turs” – Filip Vasilevski, NP “Rrugë dhe rrugica” – Boris Nastov dhe i “Lajkas” – Voislav Dimitrovski. Që të tre drejtorët në arsyetimin e largimit potencuan se nuk kanë pasur mbështetje dhe komunikim me kryetaren e Qytetit, Danella Arsovska. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share