Shkup: Kundër radikalizimit dhe dhunës duke nxitur talentin e të rinjve!

Naumovska: Të rinjtë i kanë tejkaluar stereotipet e përkatësive etnike

Lajmi i mirë është se të rinjtë e njohin dhunën – thanë Organizatat Joqeveritare në Konferencën “Platforma për arsim qytetar të të rinjve për luftë kundër radikalizimit”, por, sic njofton KlanM, sipas tyre dhuna ende ekziston përmes disa formave të bullizmit.

“Mendoj se në vitet e fundit e sidomos me hapjen e këtyre projekteve, duke u dhënë mundësi të rinjve që të shprehen, ngadalë i ulim tensionet, problem mbetet edhe më tej disa forma të caktuara të bullizmit të cilat janë neper shkolla fillore dhe të mesme por vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive për të ngritur nivelin e përgjegjësisë të përgjegjësve në arsim, psikologet të cilët duhet nga afër që të ndjekin problemin e të rinjve dhe të kërkojmë zgjidhje alternative”, tha Zlatko Apostoloski, koordinator nacional.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E për zgjidhjen alternative nëpërmjet këtij projekti, Ana Naumovska nga Struga, e cila ka qenë mentore e dy grupeve të të rinjve në këtë qytet, sic njofton KlanM, thotë së nëpërmjet këtij bashkëpunimi, grupet e të rinjve kanë detektuar problematika që kanë të bëjnë me të gjithë të rinjtë pa dallim të përkatësisë etnike.

“Temat ishin të zgjedhura si rezultat i shumë ideve të cilat kanë të bëjnë me të rinjtë, problematika që janë të përbashkëta për të gjithë, nuk u përqendruam për stereotipat multietnike sepse në Strugë kjo problematikë është sterile apo më mirë të themi të rinjtë tek ne veçmë i kanë tejkaluar këto lloj ndryshimesh dhe ky ishte shkaku që zgjodhëm që të trajtojmë një problematikë që u përket të gjithë të rinjve”, thotë Ana Naumovska, mentore e të rinjve në Strugë.

Bota ende përballet me sfida të sigurisë kurse Ballkani Perëndimor është rajon që tradicionalisht përballet me probleme të caktuara të sigurisë. Sic thonë nga kjo Platformë qytetare, nuk flitet vetëm për ekstremizmin fetar, por edhe për atë etnik, kurse në disa raste edhe për ekstremizmin djathtist dhe duke nxitur talentin e të rinjve duhet të punohet në parandalimin e këtyre fenomeneve. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share