Shkup: Konferencë e NATO-s për komunikimet

DAKORDOHET STRATEGJI KUNDËR LAJMEVE DHE PROPAGANDËS SË RREJSHME

Më shumë se 300 përfaqësues të NATO-s të angazhuar për komunikimet e ndërsjella në mes vendeve anëtare dhe forcave të armatosura të Aleancës, sot dhe nesër në konferencë në Shkup do të hartojnë strategji për komunikim sa më të mirë të ndërsjellë dhe transparencë për opinionin, në kushte të luftës dhe valës së madhe të lajmeve dhe propagandës së rrejshme. Ekspertët e komunikimit janë faktor kyç për bashkimin dhe suksesin e NATO-s, theksoi gjeneral Kristofer Kavoli nga Komanda Supreme e Aleancës në NATO.

Agresioni konvencional rus në Ukrainë edhe më shumë e përforcoi luftën me informacionet në botë dhe për këtë arsye vende të caktuara anëtare të NATO-s, por edhe vetë organizata i avancojnë strategjitë e tyre për luftë kundër dezinformatave dhe propagandës. Me qëllim të këtillë në Shkup po mbahet konferencë dyditore me pjesëmarrjen e mbi 300 ekspertëve të komunikimit në Aleancë.

“Ekspertët e komunikimit janë të rëndësisë kyçe për suksesin e forcave tona ushtarake në Aleancë. Jam krenar që mund të vërtetoj se ajo që e bëni ju duke komunikuar në NATO rezulton me mbrojtjen e kredibilitetit dhe legjitimitetit tonë nëpër botë. Së bashku jemi NATO,”deklaroi Kristofer Kavoli, gjeneral NATO, SHBA.

Për Maqedoninë e Veriut, anëtare e Aleancës prej dy vitesh, konferenca është edhe një hap drejt integrimit në NATO, në kushte të luftës në kontinent dhe ndikimit të theksuar rus në Ballkan.

“Invazioni ushatarak në Ukrainë nga ana e Rusisë dhe vala e dezinformatave rreth tij na kanë treguar se komunikimet mund të kenë ndikim përçarës serioz dhe duhet të luftojmë kundër ndikimit të këtillë,”deklaroi kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski.

“Përhapja e gënjeshtrave gjithmonë është rruga më e lehtë përmes së cilës mund të depërtohet dhe të ndikohet në opinion, ndërsa efektet e këtyre gënjeshtarve janë të dëmshme. Përgjegjësia e ekspertëve të komunikimit në NATO në është e madhe në mënyrë që të luftojnë për fitore të së vërtetës, të drejtësisë dhe të vlerave të qëndrueshme të civilizimit,”deklaroi Mnistrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Informacionet më të dëmshme për momentin prodhohen në Kremlin, vënë në dukje përfaqësues të NATO-s, duke shtuar se ata përveç që janë të orientuara drejt nënvlerësimit të aftësive të vendeve që qëndruan në anën e Ukrainës, kanë për qëllim edhe të nxisin tema të ndjeshme në mënyrë që të minohet stabiliteti i brendshëm./KlanMacedonia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share