Një 61 vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi mbrëmjen e kaluar ishte goditur nga një autmomjet, përcjell KlanM. Shoferi i automjetit nuk ishte ndalur në vendngjarje, por ishte larguar me shpejtësi. Policia është vënë në kërkim të autorit.
“Më 13.01.2024 në ora 20:30 në Shkup është raportuar se në kryqëzimin nga rruga ‘1’ dhe rruga ‘7’ në Lisiçe të Poshtme, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një automjet ka goditur biçikletën e drejtuar nga S.J (61) nga Shkupi, pas së cilës mjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.J, i diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Shën naumi i Ohrit’ në Shkup. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./KlanMacedonia