Sektori i Punëve të Brendshme Shkup bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 126 masa prej të cilave 21 janë për tejkalim shpejtësie, 9 për vozitje pa leje, 3 për mosregjistrim të automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 10 masa për përdorim të telefonit, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.