Shkup: Foshnja e parë djalë – Aleku lindi në sekondën e 10-të të vitit 2024!

MINISTRAT MEXHITI DHE TRENÇEVSKA VIZITUAN KLINIKËN PËR GJINEKOLOGJI DHE AKUSHERI

I pari në 2024 dhe djalë! Aleku është foshnja e parë, ka ardhur në jetë në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup.

Ministri I Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, siç njofton Klan M, kishte besuar se foshnja e parë do të jetë mashkull, madje ka vënë edhe bast për këtë. Mexhiti këtë e sheh si ogur të mirë për projektet e ardhshme në shëndetësi.

“Të premten në fund të orarit të punës, në Kabinetin tim, në një atmosferë të relaksuar me kolegët vura bast se fëmija I parë në 2024 do të jetë djalë dhe kjo u realizua, do të thotë se do të realizohen të gjitha projektet e planifikuara në shëndetësi” – tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Ai bëri thirrje për më shumë besim tek shëndeti publik.

“Qytetarëve ua dërgoj mesazhin që të besojnë në sistemin shëndetësor dhe tek punonjësit në shëndetësi, do të punojmë maksimalisht kurse qëllimi është që në vend të skandaleve, këtë vit shëndetësia tyë jetë në nivelin ashtu sic e meritojnë pacientët tanë” – tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska pasi uroi prindërit e Alekut, nënën dhe babanë Stefanovski, rikujtoi se tashmë po përgatitet strategjia kombëtare për demografi, me synim për rritjen e natalitetit.

“Tradicionalisht, sikurse cdo vit, me Ministrin e Shëndetësisë jemi në spitalin ku ka lindur fëmija I parë për këtë vit. Lindi Aleku uroj prindërit. Besoj se me politika të mira dhe paga më të larta dhe me vende pune më dinjitoze për të rinjtë, do të arrijmë ta mirëmbajmë dhe përmirësojmë situatën demografike në vend” – tha Jovanka Trençevska.

Aleku siç njofton Klan M, ka lindur në sekondën e dhjetë të vitit 2024 me 3.706 gram dhe 52 centimetra gjatësi.

“Viti nisi mbarë, me tre foshnja të lindura në 15 minutat e para të vitit që duhet të jetë një shenjë e mirë. Shpresoj se do të kemi më tepër foshnje të shëndosha dhe prindër të lumtur” – deklaroi Viktorija Jovanovska, drejtore e Klinikës së Gjinekologjisë.

Nga mesnata në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri kanë lindur edhe gjashtë foshnje tjera. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share