SPASOVSKI – JOHANSON: ME FORCA TË PËRBASHKËTA KUNDËR SFIDAVE TË SIGURISË
Maqedonia e Veriut dhe MPB-ja janë nikoqir të Forumit ministror BE – Ballkani Perëndimor, për drejtësi dhe punë të brendshme, në kuadër të Presidencës së Spanjës me Këshillin e BE-së.
Forumi dyditor mbahet në Kuvend kurse marrin pjesë Ministra për Drejtësi dhe Punë të Brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së që prezantojnë kryesuesin aktual Spanjën dhe dy vendet e ardhshme – Belgjikën dhe Hungarinë.
Ndërkohë, Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, ka realizuar një takim dypalësh me Eurokomisioneren për Punë të Brendshme dhe Migrim, Ilva Johanson.
Sic thuhet në komunikatën e MPB-së, duke falënderuar mbështetjen për nënshkrimin e marrëveshjes midis RMV-së dhe BE-së për aktivitete operative të zbatuara nga ana e Agjenicisë për roje evropiane kufitare dhe bregdetare në RMV, Ministri Spasovski ka theksuar se marrëveshja ka dërguar mesazhin se sfidat bashkëkohore të sigurisë kërkojnë qasje partneriteti dhe përgjigje të përbashkëta./KlanMacedonia