GEER: ORGANIZATAT CIVILE PARTNERË KYÇ NË INTEGRIMIN E VENDIT NË BE
Para shtëpisë përkujtimote të Nënës Terezë në Shkup u hap festivali nën moton Kthimi i hapësirës qytetare. Në këtë festival organizata të ndryshme joqeveritare promovuan punën dhe projektet e tyre.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, në këtë festival përmendi rolin e shoqërisë civile në vend duke thënë se këto organizata do të jetë partnerë kryesorë në zbatimin e procesit të integrimit evropian.
“Duke punuar së bashku për të transformuar vendin në pothuajse çdo aspekt, përdërisa vendi shkon për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe që do të përfshijë gjithashtu në këtë fushë dhe shoqërinë civile dhe ju do të jeni absolutisht partnerë kyç për të siguruar se ky proces është i suksesshëm” – David Geer, ambasador evropian.
E pranishme ishte edhe Ambasadore e Konfederatës Zvicerane në Shkup, e cila tha se deri më tani kanë bashkëpunuar me mbi 300 organizata joqeveritare të RMV-së.
“Në Maqedoninë e Veriut në dekadën e fundit Zvicra ka mbështetur pothuajse 300 organizata joqeveritare, mbrojtës të të drejtave të njeriut, organizata që ofrojnë shërbime për grupet e cenueshme, mbrojtjen e mjedisit, ata që kujdesen për kafshët, dhe promovimin e qeverisjes së mirë për transparencë më të mirë të institucioneve” – deklaroi Veronique Ullman, ambasadore e Zvicrës.
Shumë organizata joqeveritare, përveç promovimit të projekteve të tyre, thanë se kjo është një mundësi e mirë për të qenë më afër qytetarëve.