Shkup: “Drita e Gonxhës” – përkujtohet Nënë Tereza

MANIFESTIME NË 113 VJETORIN E LINDJES DHE 26 VETORIN E VDEKJES

Në Shkup, me moton “Drita e Gonxhes”, shënohet 113 vjetori i lindjes dhe 26 vjetori i vdekjes së Nënës Terezës.

Hapja solemne nisi me promovimin e revistës “Drita e Gonxhes”.

“Zemra e madhe e një gruaje të vogël dha dashuri pa fund për njerëzimin” – u tha në hapje të manifestimit kulturor tashmë tradicional të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Min 01:51 “Në jetën dhe veprën e Nënë Terezë si vlerë qëndrore e cila shihet në aktivitetin e saj dhe në hapërimet e saja është dashuria për perendin dhe dashura ndaj njëri-tjetrit pa marë parasyshë fenë,kombin, klasën dhe racën” – tha Naser Curri, drejtor i shtëpisë përkujtimore Nënë Tereza-Shkup.

Rektori i universitetit Nënë Tereza tha se përmes ekspozitës ka sjelluar veprat e mëdha të Nënë Terezës.

“Ajo që kam bërë unë është një punë artistike dhe jam munduar që veprat e Nënë Terezë përmes mozaikut përmes gurrit ta shpreh madhështin, forcën dhe kontributin e Nënë Terezë dhe jam munduar ta paraqes Nënë Terezën nga Shkupi deri në Kankun me gjitha hapat e saja” – tha Izet Zeqiri.

Në manifestim morri pjesë edhe Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja dhe shumë profesorë të tjerë të arteve.

Muzeu i Nënë Terezës mbetet ndër muzetë më të vizituar në vendin tonë, ku siç përmendi Curri, brenda vitit regjistrohen nga 80 deri 100 mijë vizitorë.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share