Gripi në bashkëqarkullim me Covid-19

Gripi po bën kërdinë në vend – brenda një jave mbi 1.800 të prekur!

Numri i përgjithshëm i rasteve të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, që nga nisja e sezonit ka shkuar në mbi 7.000 persona. Krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, numri i rasteve është rritur për 37.3%.

Me test laboratorik është konstatuar se 6 pacientë njëkohësisht janë të prekur nga gripi dhe COVID-19, thonë nga ISHP-ja

Brenda një jave kanë ndërruar jetë dy persona – një 20-vjeçare nga Shkupi dhe një pacient 36-vjecar nga Demir Hisari, me cka numri i rasteve të vdekjeve gjatë sezonit të gripit shkon në shtatë.

“Te viktimat është konstatuar prezenca e komorbiditeteve hematologjike, kardiovaskulare, obeziteti dhe nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal”, thonë nga ISHP.

Analizat e fundit të Institutit për Shëndet Publik thonë se javën e fundit është rritur numri i të prekurve nga gripi në vend. Më shumë të infektuar shënohen në Dibër, Resnjë, Kavadar dhe Kratovë.

“Gjatë javës së katërt të vitit 2024, nga 22 deri 28 janar, janë paraqitur 1.834 raste të denoncimeve grupore të të sëurve nga gripi – sëmundje të ngjshme me gripin, 9.5% më shumë në krahasim me javën e kaluar. Numri I personave të paraqitur këtë javë, krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar është rritur për 2.1 herë”, thonë nga ISHP.

Numri më i madh i të prekurve – 982 i takojnë grupmoshës 15 deri 64 vjeç, 342 janë fëmijë deri moshën 4-vjeçare, 256 janë fëmijë nga 5 deri 14 vjeç dhe 256 raste janë regjistruar te grupmosha mbi 64 vjeç.

Sipas të dhënave të 27 qendrave të shëndetit publik, më shumë të prekur nga gripi regjistrohen në Shkup – 238, Manastir – 196, Kavadar – 184, kurse në qytetet tjera numri I rasteve është nën 150.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije, se vaksinimi kundër gripit stinor paraqet mbrojtje më efikase kurse nga muaji nëntor, mbi 61.000 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal.

“Vaksinimi mbron dhe përfaqëson masën më të mirë parandaluese që parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikacioneve dhe vdekjes, veçanërisht në grupet e prirura për rrezik. “Vaksinat veprojnë, kanë imunogjenitet të dëshmuar dhe efikasitet të mirë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse paradokohe rekomandoi mbajtjen e detyrueshme të maskave nëpër institucionet shëndetësore dhe në azilet e pleqve dhe ndalesë për vizita nëpër spitale dhe shtëpitë ku akomodohen të moshuarit./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share