Shkup-Bllacë apo Korridori 8? – Bekteshi tregon se cila rrugë do të ndërtohet më shpejtë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nuk është i sigurt se cila nga rrugët do të ndërtohet më shpejtë, Korridori 8 apo rruga Shkup – Bllacë.

Ai shprehet i bindur se Korridori 8 do të ndërtohet brenda afateve të caktuara, ndërsa nuk ka informacione të duhura për rrugën Shkup – Bllacë.

Për këtë të fundit, Bekteshi sqaroi se tashmë ka përfunduar projektimi i ridizajnimit të rrugës dhe së shpejti do të vazhdojnë procedurat tjera.

“Unë e kam një bindje se Korridori 8 për 5 vite do të përfundojë, ndërsa sa i përket 10 kilometërshit Shkup – Bllacë, për të qenë korrekt me ju dhe opinionin, nuk i di afatete e përcaktuara”, tha Bekteshi në Klan Debat.

Ai pranoi gabimet e mëdha dhe zvarritjet e punimeve në autostradën Kërçovë – Ohër./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share