Shkup, alarm për bomba në nëntë shkolla (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme në Sektorin për punë të Brendshëm-Shkup, është marrë denoncim kërcënues për bomba në nëntë shkolla. Nga MPB njoftuan se po monitorojnë situatën duke marrë masa për evakuimin e nxënësve në shkollat ”Cvetan Dimov” dhe “Orce Nikollov”, informon Klan Macedonia.

”Sot (27.10.2022) në SPB Shkup është raportuar rreth orës 14:00 se në adresat elektronike të nëntë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave. Po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit” – thuhet në kumtesën e SPB-së.

Edhe gjatë ditës së djeshme nxënës të tetë shkollave të Shkupit janë evakuar menjëherë pas alarmit se në shkollat e tyre ka bombë por më pas rezultuan si njoftime të rreme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share