4 persona të lënduar, mes tyre edhe pacienti që transferohej në spital
Katër persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Shkup. Në aksident u përfshinë një automjet i Ndihmës së Shpejtë nga Kumanova, që po trenasferonin një pacient 72 vjeçar dhe një automjet pasagjerësh me targa të Shkupit. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të kompleskit të klinikave ” Nënë Tereza” në Shkup. Nga përplasja e fortë, ambulanca është përmbysur, me çka ka shkaktuar lëndime tek pacienti që ndodhej brenda saj, por edhe tek shoferi dhe pasagjerja. Lëndime të rënda janë konstatuar tek shoferi i automjetit tjetër.
“Në ora 23:20 është raportuar se në Shkup, në kryqëzimin e Blv. ‘Klimenti i Ohrit’ dhe Rr. ‘Shën Kiril dhe Metodi’, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të pasagjerëve ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga 57 vjeçari Ç.D nga Shkupi dhe veturës ‘Mercedes’ me shenja regjistrimi të Kumanovës në pronësi të Ndihmës Urgjente Mjekësore i drejtuar nga 23 vjeçari V.S nga Kumanova”, thuhet në raportin e MPB-së.
Kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer nga ekipet inspektuese nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup. Pas këtij aksidenti Spitali i Kumanovës ka mbetur pa automjet për transportin e pacientëve. Drejtorersha e spitalit ka deklaruar se do të huazojnë një automjet nga Ndihma e shpejt në Shkup ose nga ndonje spital tjetër derisa automjeti i spitalit tyre të riparohet./KlanMacedonia