Shkup, 23-vjeçari sulmohet fizikisht nga vëllai i tij

Një 23-vjeçar nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij.

Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e tyre familjare.

“Me datë 06.05.2023 në ora 18:50, zyrtarë policorë të SPB-Shkup kanë privuar nga liria S.S.(31) nga Shkupi për shkak se rreth orës 18:30 në shtëpinë e familjes e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij 23-vjeçar. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share