Shkup: 171 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, 21 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 171 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 21 për tejkalim të shpejtësisë, 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, 4 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 3 për mos regjistrim të veturave si dhe 3 gjoba të tjera për motoçiklistët

Lexo gjithashtu
Total
0
Share