Shkon në 55 numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni

Ka shkuar në 55 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit 7.6 shkallë në Japoni.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, tha se shërbimet e urgjencës ishin në një “garë me kohën” për të shpëtuar të mbijetuarit.

Kishida deklaroi po ashtu se rreth tre mijë anëtarë nga ekipi i shpëtimit po përpiqeshin të arrinin në pjesë të gadishullit jugor.

Siç shkruan BBC, ushtria japoneze po shpërndan furnizime si ushqim, ujë dhe batanije për ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Qeveria e vendit njoftoi se 57 mijë e 360 njerëz duhej të evakuoheshin.

Dhjetëra mijëra vakte të ushqimit u shpërndanë në të gjithë zonën e prekur.

Pasgoditjet vazhduan gjatë të hënës dhe martës.

Sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë, Yoshimasa Hayashi, paralajmëroi botën që “të jetë në vëzhgim” për tërmete të tjera me “magnitudë deri në 7” në javën e ardhshme.

Prefektura Ishikawa u godit nga 155 tërmete nga ora 16:00 e djeshme deri në orën 09:00, të ditës së sotme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share