Shkollë verore ”Të rinjtë për sundimin e ligjit” (VIDEO)

BËRNS: TË RINJTË JANË NDRYSHIMI QË DUAM TË SHOHIM

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në Kodrën e Diellit filloi sot shkolla verore “Të rinjtë për sundimin e ligjit” ku do të përfshihen 30 studentë nga fakultete të ndryshme, raporton KlanMacedonia.

Në bashkëpunim me Këndin Amerikan të Tetovës dhe UT-në, në Kodër të Diellit u hap shkolla verore “Të rinjtë për sundimin e ligjit”, ku do të përfshihen 30 studentë nga fakultete të ndryshme.

Valbona Ramadani pjesëmarrëse në këtë projekt tha se kjo është një përvojë e re dhe një mundësi e mirë për të gjithë studentët

“Kjo është një përvojë e re për ne si studentë, aktivitete të tilla nuk janë organizuar më parë dhe tani universiteti ynë së bashku me Ambasadën Amerikane na e bëjnë të mundur dhe është një përvojë shumë e mirë për ne” – tha Valbona Ramadani, studente.

Ambasadorja Kate në fjalimin e saj për studentët mori shembullin e aktivistes së re amerikane, Amanda Gorman duke u thënë studentëve se ne jemi të varur nga ju për ndryshimin që duam të shohim.

“Është një vajzë e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me emrin Amanda Gorman, madje mund ta dini se ajo foli në inaugurimin e Presidentit tonë Biden, foli për rëndësinë e shpresës dhe tha si çdo aftësi apo art tjetër, nuk mund të shpresoni pa u vënë në praktikë, kështu që kjo është ajo që ka të bëjë këtë javë, të gjithë jemi të varur nga ju për llojin e ndryshimit që duam të shohim jo vetëm këtu në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon dhe në mbarë botën.” – deklaroi Kate Marie Byrnes, ambasadore e SHBA-ve në RMV.

Koordinatori i Këndit Amerikan në Tetovë Gëzim Sulejmani tha se ky është një bashkëpunim i rëndësishëm për të rinjte e vendit.

“Sot e filluam ditën e parë me hapjen solemne të Shkollës Verore të rinjtë për sundimin e ligjit të organizuar në bashkëpunim me Qendrën për Paqe në Universitetin e Tetovës me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Universitetit të Tetovës.” – tha Gëzim Sulejmani, koordinator i këndit amerikan në Tetovë.

Gjatë 5 ditëve në vijim, 30 të rinjtë që janë pjesë e këtij projekti do t’u ligjerojnë ekspert të drejtësisë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së dhe Ambasada e Bashkimit Evropian. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share