“Shkollat vlojnë” – Satki Ismaili: Kemi ngritur zërin, por në vesh të shurdhër

Arsimtari nga tetova, Satki Ismaili ngre alarmin që urgjentisht të fillojnë të meren masa për parandalimin e rasteve negative nëpër shkolla. Sipas tij, nuk duhet të pritet deri në fillimin e vitit të ri shkollor, por urgjentisht të sillet ligj për parandalimin e telefonave në shkolla. Ai denoncoi se para dy muajve në shkollën ku jep vet mësim, kanë ngritur zërin para dy muajve për dukuri të ngjashme, por që kanë hasur, sipas tij, në vesh të shurdhër.

“Nuk mund të ketë qasje në Tik-Tok një nxënës në shkolla. Përditë kemi gjëra të tilla. Është kohë që nuk e pret vjeshtën. Nga dita e hënë, duhet të punojnë grupet e punës në këtë aspekt, menjëherë sa s’na kanë ndodhur të këqijat. Përditë po shohim raste të tilla këtu. Shkollat vlojnë. Besoni se vlojnë shkollat. Nuk ka ditë që nëpër shkolla nuk paraqitet ndonjë fenomen ku ndonjë nxënës është bullizuar e kështu me radhë”, deklaroi arsimtari Satki Ismaili./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share