BREGALLNICA – SHKËNDIJA TË DIELËN NË ORA 14:00
Të dielën në program janë tre ndeshje të javës së 21-të, ndërsa ndeshje kryesore zhvillohet në Shtip aty u do të përballen Bregallnica dhe Shkëndija e Tetovës. Makedonija Gj.P takohet me Tikveshin, ndërsa Pobeda është nikoqire e Sileksit.
Shkëndija e Tetovës, pas fitores minimale në terren vendas kundër Pobedës, sic njofton KlanM, këtë xhiro do të jetë mysafire e Bregallnicës në Shtip. “Kuqezinjtë” numrin më të madh të fitoreve në kampionat i kanë shënuar jashtë Tetovës andaj shpresat janë se kjo “traditë” do të vazhdohet edhe në Shtip.
“Mendoj se fitorja me Pobedën na ka dhënë një vetëbesim ekipit dhe shpresojmë që ndeshjen e ardhshme ta fitojmë dhe që kemi një kundërshtar shumë të vështirë me Bregallnicën. Mirëpo ne duhet ta harojmë lojën e fundit me Pobedën, duhet të fokusohemi qindpërqind te ndeshja me Bregallnicën dhe shpresoj se do të dalim me një rezultat pozitiv” – tha Adenis Shala, futbollist i KF Shkëndija.
Makedonija Gj.P e Muharem Bajramit ka rastin për t’iu hakmarë Tikveshit për atë disfatë turpëruese në Kavadar, kur ishin mundur me rezultatin 4:0, derisa në ndeshjen e fundit Pobeda në Prilep do të mirëpret Sileksin. Tre takimet e së dielës nisin në orën 14:00.
Përgatiti: Shaban Sinani