Shkëndija pësoi disfatë në kontrolluesen me Partizanin e Tiranës 1-2

Kuqezinjtë në Pogradec luajtën ndeshjen e pestë dhe të fundit kontrolluese përballë Partizanit të Tiranës në kuadër të fazës përgatitore në pragë të ndeshjes së parë të UEFA Conference League më 11 korrik me FC Noahn në Armeni..

Shkëndija ka mbyllur serinë e ndeshjeve kontrolluese sot në Pogradec të Shqipërisë ku u mundëm 2:1 nga Partizani i Tiranës. Ndeshjen e nisëm me super golin e Krasniqit për epërsi, mirëpo në vazhdim pas shumë rasteve të humbura nga tanët, tiranasit përmbysën gjithçka me anë të realizimeve të Rrapajt dhe Carës.

Për Shkëndijën kjo ishte ndeshja e pestë dhe e fundit kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore, pas dueleve paraprake me Tikveshin (1:0), Tiranën (1:0), Llapin (0:2) dhe Dritën e Gjilanit (4:0).

Pas këtij dueli ekipi ka dy ditë të lira, derisa nga e shtuna ekipi I kthehet seancave stërvitore para duelit të parë të UEFA Conference League më 11 korrik me FC Noahn në Armeni.

SHKËNDIJA-PARTIZANI 1:2 (1:1)
Stadiumi “Gjorgji Kyçiku” në Pogradec
Golashënues: Krasniqi 2’ (Shkëndija), ndërsa Rrapaj 31’ dhe Cara 70’ (Partizani)
SHKËNDIJA:Amzai, Trumçi, Meliqi, Adili, Merxhani, Qaka, R. Ramadani, Webster, F. Ramadani (c), Shala, Ademi.
Luajtën edhe: Nga min. 46’ Krstevski, nga min. 69’ Qaka, Meliqi, nga min. 76’ Jakupi, F. Ramadani, nga min. 82’ Rexhepi, nga min. 87’ Kurti, Nuhija.
Trajner: Jeton Beqiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share