“Ndodhemi në fshatin Batincë të Shkupit nga ku sot në orët e herëshme të mengjesit ka ndodhur një vrasje ku dy persona me veturë të pasagjerëve “Mercedes”, kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve Ford, në të cilët ndodheshin personi me iniciale A.B.I 34 vjeç dhe Z.I 31 vjeç nga ku A.B.I, ka ndëruar jetën këtu në vendin e ngjarjes ndërsa Z.I ka pësuar lëndime trupore”.
Ende nuk dihet arsyeja e kësaj vrasjeje, banorët e fshatit Batincë pas kamerave thonë që viktima dhe personi tjetër i plagosur para pak ditëve sapo kishin ardhur nga Italia, ndërsa disa të tjetër vetëm në mengjesë kishin dëgjuar krismat me armë duke mos ditur se për çfarë është bërë fjalë. Ndërkaq nga MPB, thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit.
“Më datë 01.07.2024, në ora 09:25 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Batincë të Shkupit, dy persona me veturë të pasagjerëve “Mercedes” kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë (Crnivrv) . A.B.I ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Z.I. ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Urgjente në Shkup” – thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë qëndrimit tonë në terren, në vendin e ngjarjes kishte ekipe të shumta të policisë, nga ku pak më vonë erdhi edhe marimanga për të larguar automjetin nga vendi i ngjarjes. Gjendja shëndetësore e personit të lënduar i cili menjëherë ishte derguar në Qendrën Urgjente në Shkup, ende nuk dihet sesi është. /tvklan.mk/