Ushtria izraelite tha se janë dëgjuar sirena të raketave në disa qytete në veri të Izraelit pasi dy mortaja u lëshuan nga Libani.
Ajo shtoi, se të dyja u ulën në një zonë të hapur, ndërsa gjithashtu tha se është përgjigjur duke qëlluar burimin e zjarrit.
Ky është raundi i fundit i shkëmbimit të zjarrit mes dy rivalëve, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Të dielën, të paktën 14 civilë u plagosën brenda Izraelit pas një rakete antitank që pretendohet se u lëshua nga Hezbollahu.
Gjithashtu në një sulm të veçantë, janë plagosur shtatë ushtarë izraelitë afër kufirit.
Përleshjet midis forcave izraelite dhe grupit shiit kanë vazhduar që nga fillimi i luftës.
Kohët e fundit, këto duket se po intensifikohen, duke synuar përtej objektivave ushtarakë dhe më thellë në territorin e njëri-tjetrit.
“Atë që ne po bëjmë në Gaza, mund ta bëjmë në Bejrut”, paralajmëroi Hezbollahun të shtunën ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.
Pas kësaj Gallant pranoi një telefonatë nga homologu i tij amerikan Lloyd Austin, ku aty zyrtari i Amerikës theksoi nevojën që Izraeli “të përmbajë konfliktin në Gaza dhe të shmangë përshkallëzimin rajonal”.