Shkatërrohet një bandë kriminale shqiptare që operonte në Britani dhe Spanjë

Një bandë shqiptare e krimit të organizuar, e përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve në Britani, është shkatërruar, tha Agjencia Kombëtare e Krimit atje.

Që nga viti 2014, rrjeti ka trafikuar kryesisht shqiptarë, përfshirë të mitur, nëpër qytetet veriore të Spanjës, Bilbao dhe Santander. Ata i transportonin emigrantët në Portsmouth, Southampton dhe Liverpool si turistët, në kushte të rrezikshme, me kamionë, tragete dhe anije tregtare.

Agjencia e Krimit kreu disa hetime që çuan në arrestimin e shtatë personave të përfshirë në rrjet – dy në Madrid dhe pesë në Bilbao.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mes të arrestuarve janë dy drejtuesit e bandës, të cilët u arrestuan para se të hipnin në një aeroplan nga Madridi për në Shqipëri, tha policia kombëtare e Spanjës.

Të arrestuarit do të përballen me ndjekjen penale në gjykatat spanjolle.

Një shtetas shqiptar i akuzuar për kontrabandë me njerëz përmes Ujit Anglez me varka të vogla u ndalua dje nga hetuesit. Agjencia dyshon se ai ka ndihmuar në zhvendosjen e njerëzve nga Franca në Britani.

Gjatë bastisjeve, hetuesit sekuestruan një sërë sendesh duke përfshirë telefona, kompjuterë, karta bankare dhe fatura parash, si dhe dokumente identiteti dhe udhëtimi, raporton Metro UK, transmeton Klankosova.tv.

Njerëzit paguanin mes 3,000 deri në 15,000 euro për t’u kontrabanduar në Britani, tregoi Agjencia.

“Kontrabandistët e njerëzve vënë në rrezik jetët, prandaj ndërprerja dhe shkatërrimi i rrjeteve kriminale si ky është një prioritet për Agjencinë dhe partnerët tanë”, tha menaxheri rajonal ndërkombëtar i Agjencisë, Steve Reynolds.

“Në këtë rast, ne u përballëm me një grup kriminal, i cili ishte përgatitur të kontrabandonte emigrantë me kamionë mbi një nga vendkalimet më të gjata të trageteve dhe mallrave. Rreziqet e kësaj janë të vetëkuptueshme. Duke punuar ngushtë me homologët tanë spanjollë, ne kemi qenë në gjendje të shkatërrojmë funksionimin e tyre dhe të parandalojmë rrezikimin e jetëve të mëtejshme”, shtoi ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share