Shkatërrohet busti dhe varri i Mid’hat Frashërit

Dhunimi gjatë natës nga persona të paidentifikuar

Është shkatërruar busti dhe varri i Mid’hat Frashërit në Parkun e Liqenit në Tiranë nga persona ende të paidentifikuar. Busti është gjetur paraditen e kësaj të premteje i hedhur mbi varrin ku prehen eshtrat e atdhetarit, ndërsa pllaka e mermerit është shkatërruar krejtësisht.

Sipas informacioneve që Tv Klan siguroi nga Bashkia Tiranë, janë marrë masa për riparimin e dëmtimeve dhe brenda pak ditësh busti dhe varri i Mit’hat Frashërit do kthehet në gjendjen e mëparshme.

Në lidhje më këtë akt vandal, është bërë edhe një denoncim në Policinë e Tiranës.

Busti i Mid’hat Frashërit është vepër e skultptorit Agim Rada. Eshtrat e rilindasit u rikthyen në atdhe dhe u vendosën krah vëllezërve Frashëri në Tiranë në vitin 2018, në 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit, pas 69 vitesh prehje në New York.

Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share