Drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi është shkarkuar sot nga funksioni që ushtronte tash e disa muaj, raporton KlanMacedonia.
Qeveria ka shkarkuar Rexhepin nga funksioni i drejtorit në burgun e Idrizovës ndërsa burime për KlanMaqedoni thonë se në këtë post përsëri do të emërohet kuadër nga rradhët e Alternativës.
Jo-zyrtarisht mësohet se shkarkimi i Rexhepit vjen pas bastisjes në burgun ndëshkues, ku policia gjeti gjësende të ndaluara në mesin e të burgosurve. /KlanMacedonia/