SHGM përshëndet reagimin e shpejtë të MPB-së për padinë e ngritur ndaj të punësuarës në Higjienën Komunale

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë së Veriut SHGM përshëndet reagimin e shpejtë të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me incidentin që ka ndodhur në Higjenën Komunale në mes punonjëses së kësaj ndërmarrje dhe ekipit të Tv Klan.

Mirëpresim veprimin e shpejtë të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me incidentin që ka ndodhur në Higjienën Komunale Shkup dy ditë më parë. Ndaj personit që u ka marrë telefonin gazetarëve është bërë kallëzim penal, thuhet në njoftimin e SHGM-së.

Nga MPB njoftuan se ndaj punjonjëses së NP Higjiena Komunale me iniciale A.M.B është ngritur Padi penale.

https://tvklan.mk/mpb-kallezim-penal-per-punonjesen-e-np-higjiena-komunale/?fbclid=IwAR0JzKAcodxTOVD6wAurgq_HLI6Z76b-oq1D-c7zS_7nEyJMtSp5Czp8EZU

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share