Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon komunikimin publik agresiv të deputetit aktual dhe liderit të partisë politike “E majta”, Dimitar Apasiev ndaj gazetarit Ljupço Zllatev.
Deputeti Apasiev në një njoftim publik në faqen e tij në Facebook, në mënyrë tendencioze etiketon dhe nënçmon kolegun Zllatev nëpërmjet ofendimeve vullgare ndaj tij si dhe me kualifikime të ashpra politike për median “Leader.mk”. Krahas kësaj, autori i postimit lejon që ofendimet dhe nënçmimet nga përdoruesit e tjerë të vazhdojnë si komente të veçanta nga palët e treta, me sa duket simpatizantë të kësaj partie politike.
Përmes komunikimit të tillë të pahijshëm, përveç përpjekjes për të diskriminuar publikisht gazetarin Zllatev dhe median në të cilën punon ai, deputeti Apasiev publikisht provokon edhe persona të tjerë që të shpërndajnë fjalë fyese si dhe kërcënime të drejtuara ndaj kolegëve dhe këtij mediumi. Vetë fakti që këto kërcënime si dhe fjalimi me elemente të urrejtjes, mbeten si përgjigje ndaj njoftimit të deputetit Apasiev dhe të njëjtat mund të nxisin urrejtje shtesë por edhe dhunë ndaj gazetarëve.
Deputeti Apasiev ka reputacion publikisht të ballafaqohet me gazetarët dhe mediat për të cilat nuk i pëlqen mënyra se si raportojnë ato dhe gjithashtu në disa raste ka ngritur padi kundër gazetarëve për procese që më pas i ka humbur apo i ka tërhequr.
Kujtojmë që sipas Kodi Penal ai I cili promovon apo nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë në publik ndaj një personi ose grupi tjetër është vepër penale dhe dënohet me burg nga një deri në dhjetë vjet. Për sjelljen e deputetit Apasiev, SHGM do të informojë edhe Federatën Evropiane të Gazetarëve.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë