Institucionet i thonë se është plakur dhe se i ka mbaruar koha
Ka vendosur që ta shesë shtëpinë për t’i mbledhur paratë e nevojshme për operacion.
Dikur ka qenë sportist dhe profesor në shkollë e sot mezi po ec dhe po merr frymë.
Një pjesë të të hollave i ka mbledhur, ndërsa i duhen edhe 60 mijë euro. Shtëpinë do ta shesë pasi institucionet ia dhanë këtë përgjigje:
“Po ka 65 vite. Po, i thash, kam 65, por shpirti është i ëmbël, çka ka lidhje pse i kam 65”
Mjekët ende nuk kanë mbledhur Komisionin për të vendosur se a do t’i ndihmojnë Agës Nehat për t’i siguruar para për operacion./KlanMacedonia
Përgatiti: Arbana Q. Klimenta