Shesin ushqime tradicionale – mjetet për të prekurit nga Tërmeti (VIDEO)

Të rinjtë nga Çarshia e Shkupit solidarizohen me Turqinë dhe Sirinë

Nxënës dhe studentë në Çarshi të Shkupit kishin përgatitur ushqime në shtëpi dhe po i shitnin në Çarshi kurse, sic njofton KlanM, paratë nga shitja e tyre do t`u dedikohen të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Kefaet Ismaili, kishte përgatitur muffins me ngjyra të ndryshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Muffinsat janë të miat, i kemi bere për fëmijët në Turqi, na erdhi shumë keq dhe deshtem të bëjmë diçka që ti gëzojmë ata, u kemi dërguar edhe foto duke u thënë se edhe ne jemi me ju” – tha Kefaet Ismaili, studente.

Vete i kemi përgatitur në shtëpi dhe njerëzit që dëshirojnë vinë dhe blejnë, gjysmën i kemi shitur dhe vinë edhe gjera tjera” – tha Amina, nxënëse.

Kryetari i shoqatës “Köprü”, Hysref Emin, sic përcjell KlanM, tha se kjo iniciative për të ndihmuar me shitjen e këtyre ushqimeve tradicionale ishte e nxënësve dhe studenteve të cilët janë pjesë të organizatës.

“Ne si shoqatë nga dita e parë kemi qenë pjesë e kampanjës për grumbullimin e të hollave që e organizon lidhja e shoqatave turke në Maqedoninë e Veriut, por studentet deshën të japin kontribut dhe vendosem të bëjmë këtë kontribut me përgatitjen e ushqimeve në shtëpi dhe me shitjen e tyre do të dërgohen për viktimat në Turqi” – tha Husrev Emin, organizata “KÖPRÜ”.

Ky organizim në Çarshi të Shkupit filloi sot nga ora 11:00 deri në ora 16:00 dhe do të zgjasë tre ditë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share