Dy shqiptarë në Angli janë dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë angleze për vrasjen e një tjetër shqiptari. Të dënuarit janë Radian Lika 36 vjeç dhe Brikel Palaj 33 vjeç. Ata vranë me thikë Aranit Lleshin 32 vjeç pas një sherri për konfliktet e kanabisit, raporton BBC.
Një tjetër shqiptar, Nikola Palaj 29 vjeç u dënua me 5 vjet burg për vrasjen nga pakujdesia të 32-vjeçarit Lleshi.
Ndërsa Kastriot Mhillaj 35 vjeç pranoi akuzën për akte të dhunshme dhe u dënua me 18 muaj burgim, por u lirua menjëherë nga qelia pasi kishte qëndruar në paraburgim për 1 vit.
Vrasja ndodhi pas sherrit mes dy bandave të drogës. Viktima Aranit Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Leshi po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre. /tvklan.al