Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur në një lokal në Elbasan.
Korrespondenti i Klan News, Fatos Salliu raporton se i riu K.P ka mbetur i plagosur pasi u përlesh me një grup të rinjsh teksa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit. Në sherr janë përdorur gota qelqi e thika.
Ai është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që nuk ka ende detaje nga Policia e Elbasanit për ngjarjen në fjalë.
I plagosuri është një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Range Rover’. I riu ka qenë shoqëruar disa herë në polici edhe për lëndë narkotike.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen./tvklan.al