Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri mes dy familjeve në Bathore të Kamzës, kushërinj me njëri-tjetrin.
Sherri nisi fillimisht mes dy personave. F.L. goditi me mjet prerës kushëririn e tij H.T. Më pas në konflikt u përfshinë edhe familjarë të dy palëve.
Për pasojë mbetën të dëmtuar edhe 3 persona të tjerë; M.L., B.C. dhe një 15-vjeçar.
Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. /tvklan.al