190 vende ndalin ndriçimin për një orë
Me çkyçjen e ndriçimit për një orë, sot në gjithë botën shënohet Ora e Planetit Tokë. Miliona njerëz gjithandej botës njëkohësisht, në shtëpitë e tyre, do të çkyçin ndriçmin në shenjë solidariteti me planetin Tokë, njofton KlanM.
Në këtë aksion, vite me radhë, në mesin e 190 vendeve, inkuadrohet edhe Maqedonia e Veriut. Ndriçimi do të çkyçet nga ora 20.30 deri në 21.30 sipas kohës lokale.
Dita e planetit Tokë, sic njofton KlanM, paraqet aksionin më të madh ekologjik në botë, që për cdo vit bashkon miliona njerëz gjithandej botës./KlanMacedonia/