Shënohet festa antikushtetuese e Republikës Srpska!

SHBA-të PRESIN HETIME PËR SHËNIMIN E FESTËS

Entiteti serb i Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, shënon sot “ditën kombëtare”, një festë antikushtetuese, në një kohë të paralajmërimeve ndërkombëtare për rritjen e synimeve politike të liderit të entitetit, Millorad Dodik, për shkëputje nga Bosnja.

Festa antikushtetuese e Republikës Srpska nisi dje me akademinë solemne në Banjallukë, me pjesëmarrje të zyrtarëve të lartë të entitetit serb në Bosnjë, përfaqësuesve nga Serbia por edhe kreu I Kishës Ortodokse Serbe.

Presidenti Milorad Dodik, u shpreh se Republika Srpska dëshiron paqë dhe stabilitet.

“Atë që duam sot është pozicioni ynë kushtetues në B e H. Këtë qëmoti se kemi. Qëmoti na e vjedhin me gënjeshtra. Sot falë udhëheqësisë së Serbisë dhe Republikës Srpska ne themi qartë – duam paqë, stabilitet, tonën nuk e japim, të huajën nuk e duam dhe askend nuk e cënojmë” – tha Milorad Dodik.

Ndërkohë, SHBA-të presin që organet relevante për zbatimin e ligjit dhe institucionet e drejtësisë të zbatojnë hetime për cdo rast të shkeljes së ligjit që ndërlidhet me shënimin e Ditës së Republikës Srpska – ka njoftuar ambasada amerikane në Sarajevë.

Në prag të festës antikushtetuese të serbëve të Bosnjës, dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara dje kanë kryer stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në pjesën veriore të Bosnjë e Hercegovinës njoftoi Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë.

Nga ana tjetër, gjatë shënimit të Krishtlindjeve ortodokse, në rajonin e Srebrenicës dhe Vllasenicës, familjet e kthyera boshnjake në kët zonë, kanë denoncuar dy incidente.

Të shtënat me armë zjarri, boshnjakët I kanë kuptuar si mesazhe se nuk janë të mirëseardhur në entitetin Republika Srpska.

Por, përfaqësuesit politik të serbëve të Bosnjës përdorimin e armëve e kanë quajtur folklore popullor. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share