Shënohet 11 Tetori – dita e kryengritjes popullore kundër fashizmit

Kovaçevski: Me vendime të mençura të përballemi me agjenda anti-evropiane

Me vendosje të luleve tek Memoriali Përkujtimor në Kumanovë, Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, zv kryeministri Artan Grubi dhe ministrat Aliu dhe Spasovski shënuan festën e 11 Tetorit e cila njihet si Dita e Kryengritjes Popullore, kur populli i vendit është ngritur në kryengritje të armatosur kundër fashizmit në vitin 1941. As edhe në këtë shënim të kësaj dite nuk munguan mesazhet politike. Beteja e radhës që duhet fituar është ajo kundër agjendave anti europiane dhe anti maqedonase, porositi Kovaçevski.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian konfirmon, forcon dhe avanson identitetin. I tillë është rasti me të gjitha kombet evropiane. Në këtë mënyrë do të konfirmohet, përforcohet, avancohet – duke mbrojtur në mënyrë të përhershme identitetin maqedonas në kornizën evropiane dhe botërore. Prandaj, ne, brezat e sotëm, e kemi obligim të merremi me agjendën antievropiane dhe antimaqedonase – ngado që ajo vjen”, tha kryeministri Kovaçevski.

E me më shumë mesazhe të drejpërdrejt politike ishte fjalimi I kreut të Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale në vend, sulmet e forta nga jashtë ndaj identitetit maqedonas, niveli i lartë i korrupsioni, kriza ekonomike dhe sociale, kriza energjitike, niveli i lartë i inflacionit, joefikasiteti i institucioneve, ne duhet të bëjmë hapa më të guximshëm drejt shpejtësisë dhe metodave efikasite për të mundësuar një standard më të mirë për tonin qytetarët. Ky brez politikanësh e ka obligim ta bëjë këtë ai bëri për vendin e tij dhe tone”, tha kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Aktivitete për shënimin e kësaj dite kishte edhe në Prilep. Një delegacion tejtër i kryesuar nga zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, vendosi poashut lule në monumentet e heronjve të atij viti në qytetin e Prilpeit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share